Presidenti i sapozgjedhur i ShBA-së, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump vizituan zonat e Los Angelesit, të cilat u shkatërruan nga zjarret dhe shumë shpejt në rrjetet sociale filloi të shpërndahej një regjistrim i bisedës së Melanias me një nga viktimat.
Gjegjësisht, gjatë vizitës ata vendosën të bisedojnë drejtpërdrejt me njerëzit që kanë mbetur pa shtëpi. Njëra prej tyre ishte një grua, e cila, duke gjykuar nga gjuha që fliste, ishte me origjinë nga rajoni ballkanik.
Edhe pse mediat amerikane më së shumti shkruanin se bëhej fjalë për gjuhën sllovene, pasi Melania është me origjinë nga Sllovenia, shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale menduan se nuk bëhej fjalë për sllovenishten, por për ndonjë gjuhë tjetër.
Përderisa zonja flet pak më fort ku vihet re se nuk është gjuha sllovene, Melania dukej sikur po ndërthurte gjuhë të ndryshme me një theks të pazakontë.
Në fillim të bisedës së tyre, zonja dëgjohet duke i përshëndetur dhe Melania Trump përgjigjet me “Mirëdita, si jeni?”.
Pas kësaj, zonja i falenderon për ardhjen dhe vazhdon të flasë në gjuhën e saj amtare dhe shprehet se jeton në Cali që në moshën 10-vjeçare. Më pas ajo u përgjigjet pyetjeve të Melanias, duke u shprehur se ka pasur ditë më të mira, i tregon se ku kanë jetuar, prezanton ajo tek burri i saj dhe në fund i thotë se ka dy djem.
Ndërsa disa e siguruan se ai fliste saktësisht gjuhën e tyre, shumica ishin të hutuar. Megjithatë, shumë ishin të kënaqur me lëvizjen e saj humane dhe faktin që ajo iu drejtua viktimave në një gjuhë që ata e kuptonin.
“Nuk është sllovene, ishte ose kroate, serbe ose boshnjake. Nëse më duhej të merrja me mend, mendoj se theksi është boshnjak”, “Nuk dëgjova mirë, por më duket se ajo flet serbokroatisht me theks slloven” “Këta flasin serbisht me të, dhe ajo më duket se e kupton atë”, ishin disa nga komentet.
Meqë ra fjala, mediat amerikane më parë shkruanin se Melania Trump në fakt ka një dashuri të madhe për gjuhët e huaja dhe se flet deri në gjashtë gjuhë. Siç duket, ajo ka aftësinë për të mësuar gjuhët shpejt, dhe deri më tani, përveç anglishtes dhe sllovenishtes, ka mësuar edhe frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe serbisht.