Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit, Arbana ishte në mes të punëve, në mes të planeve që kishte bërë për të ardhmen e afërt, por jo gati për të pritur aq shpejt edhe një fëmijë tjetër.
Në programin “Mirëmbrëma yje”, ku kishte të ftuar Adriana Matoshin, moderatorja zbuloi për herë të parë se, në atë kohë, kur mësoi se do të bëhej nënë përsëri, për herë të tretë, nuk ishte gati.
“Do ta them një gjë që s’e kam thënë kurrë. Kur kam mbetur shtatzënë me Zoin, me vajzën time, me fëmijën e tretë, nuk isha gati për t’u bërë nënë, prapë, aq shpejt. Kisha dy çunat dhe Zoi ka ardhur surprizë. Isha në mes të punëve. Kisha shumë stres, kisha programuar dasmën, kisha programuar pushime, kisha kaluar ca vite të vështira që mezi thashë “më në fund, tani u qetësova, do kënaqem, do rri” dheee… ngela shtatzënë. E pastaj, dole ti, në një intervistë që flisje për kancerin, me katër fëmijë, edhe me filma, edhe kishe kaluar edhe tumor.
Thashë “Arbana, mos u anko fare, mos fol fare, fare, as mos mendo fare, se shi ko Adriana… Super grua.”
Si nënë me tre fëmijë, shpesh Arbana poston foto e video nga momentet edhe si nënë.