DJ Tiesto, me famë internacionale ka vendosur në playlistën e tij një nga këngët më ikonike të këngëtares Zanfina Ismaili.
Bëhet fjalë për “Gajdexhiun”, këngë të cilën DJ Tiesto e ka lëshuar në setin e tij prej 4 orësh.
Lajmit duket t’iu ketë gëzuar edhe vetë Zanfina, e cila e ndau atë menjëherë me ndjekësit në mediat sociale.

Pos saj, ka reaguar edhe Adelina, e cila e ndau këtë sukses të motrës në një postim në llogarinë e saj të Instagramit.
Ndryshe, Zanfina është tërhequr nga muzika prej kohësh, ajo po mban profil të ulët dhe është tejet e rezervuar në ato se çfarë ndan me publikun.