Në prag të spektaklit të mbrëmjes, tensionet mes Valbonës dhe Gertës kanë arritur kulmin me një debat të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Ndërsa përgatiteshin për natën e madhe, Valbona lëshoi një koment ofendues ndaj Gertës, duke përfshirë edhe një referencë për motrën e saj, Oltën.
Valbona iu drejtua Gertës me fjalët: “O superleckë, shko rregullohu me motrën njëherë. Ty s’të flet motra, imagjino”.
Gerta reagoi menjëherë, duke mbrojtur motrën e saj me vendosmëri: “Motra ime është yll. Motrën e kam zemër, e kam shpirt. Harroje se më prek te motra, sepse atë e kam një të vetme. Gjithë ditën fol po deshe”.
Kjo përplasje e fortë ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, ndërsa dinamika mes Valbonës dhe Gertës po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.
Mbetet për t’u parë nëse situata do të qetësohet apo konflikti mes tyre do të eskalojë më tej.