Aktori Dick Van Dyke ka zbuluar sekretin e tij për të qëndruar në formë të mirë teksa ka dhënë një intervistë për podcast-in “Where Everybody Knoës Your Name.”
Edhe pse 99-vjeç, aktori tregoi se shkon në palestër tre herë në javë.
“ Unë jam gati 100 vjeç. Kjo është çmenduri. Unë stërvitem gjithmonë tre ditë në javë, unë ende shkoj në palestër dhe mendoj se kjo është arsyeja pse nuk kam ngecur si moshatarët e mi,” u shpreh ai.
Ndër të tjera 99-vjeçari u shpreh se rutina e tij e stërvitjes përfshin shumë shtrirje, ulje-ngritje dhe joga.