Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama tregoi një histori interesante që i ndodhi pas daljes nga ky format gjigant.
Në një intervistë në emisionin “Week End” të Klan Kosova, ai tha se e kanë telefonuar prindërit e një vajze dhe i kanë bërë me dije se ajo ka humbur punën duke e përcjellë Drilonin 24/7.
“Prindërit e një vajze mbrëmë më kanë telefonuar, më treguan se ajo ka humbur punën duke më përcjell.
Ajo filloi të qajë kur më pa. Nuk po e kuptoj se si njerëzit kanë krijuar një lidhje kaq të fortë me mua pa më takuar kurrë”, tha Driloni.