A po martohen Diana dhe Arioni?

Mediale Vip

A po martohen Diana dhe Arioni?

Më: 26 janar 2025 Në ora: 12:58
Arioni dhe Diana

Çifti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana në emisionin “Sol” kanë folur rreth marrëdhënies së tyre jashtë këtij formati.

Ata u shprehën se lidhja po iu shkon shumë mirë, duke folur fjalë të përzemërta për njëri-tjetrin.

“Pas izolimit kemi pasur nevojë mu marr me vetën, me njëri-tjetrin, mi fol gjërat tona, veç na, pa kamera, pa asgjë. Tash është tërë kohën duke u bërë mirë e ma mirë. Për mua kudo që jemi bashkë, kudo që jemi mirë, aty është shtëpia”, u shpreh Arioni.

“Prej një sfide si Big Brother, tani me dalë në jetën normale, të duhet pak kohë me marr vetën, kemi pasur nevojë me i ikë syrit të të gjithëve”, tha nga ana tjetër Diana.

Sa i përket planeve më afatgjate rreth lidhjes së tyre, çifti nuk dha shumë detaje, pasi zgjodhën që këto detaje t’i mbajnë private.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat