Natën e mbrëmshme, gjatë spektaklit emocionues të Big Brother VIP Albania, publiku pati mundësinë të votojë tre të preferuarit e tyre: G Bani, Gerta dhe Gjesti.
Këta banorë u përballën me një përgjegjësi të madhe: të shpëtonin nga televotimi një nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Zgjedhjet e tyre shkaktuan jo pak diskutime. Gjesti, i cili shpesh është komentuar për marrëdhënien e ndërlikuar me Eglin, vendosi ta shpëtojë atë, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve që kishin kohët e fundit.
Pas përfundimit të spektaklit, Gerta iu drejtua Gjesti me një pyetje që e vuri në vështirësi: “Kë do të kishe zgjedhur po të mos ishte Egli?”
Gjesti hezitoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë më në fund: “Jam mes çiftit Jozi-Loredana. Edhe pse Gjesti e pati shumë të vështirë të përgjigjet duke lënë të kuptohet se nuk do të dinte kë të zgjidhte, pos Eglit.
Kjo përgjigje la hapësirë për interpretime të shumta.
Ndërkohë, Gerta, e cila deklaroi se e kishte të qartë zgjedhjen që do të bënte, shpëtoi Klajdin. Sa i përket G Banit, ai vendosi të shpëtojë Danjën.