Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Mediale Vip

Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Më: 26 janar 2025 Në ora: 15:32
Neda dhe Egli

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, tensionet mes Eglit dhe Gjestit ishin një ndër temat kryesore të diskutuara nga opinionistja Neda, e cila vendosi të japë këshilla për Eglin lidhur me situatën komplekse të krijuar mes tyre.

Duke iu referuar distancimit të Gjestit dhe përdorimit të fjalës së ashpër “Zhduku”, Neda i kërkoi Eglit të mendojë për veten dhe dinjitetin e saj, duke dhënë një mesazh të qartë dhe emocional: “Ki parasysh një gjë, bëje për veten tënde, ti mos u dorëzo, ti patjetër duhet të dëgjosh zemrën deri në fund. Në fund të ditës, ti atij djali i ke thënë ‘dritë’, i ke thënë ‘shpirt’, e ke mbajtur në pëllëmbë të dorës. Ai vetë e ka pranuar që në marrëdhëniet e mëparshme nuk ka përjetuar këtë lloj mirësie. Por të lutem, kur të thonë ‘zhduku,’ ti duhet të largohesh me kilometra dhe ta bësh tjetrin të vijë për të kërkuar aromën tënde”.

Këshilla e Nedës duket se pati një ndikim të fortë te Egli, e cila u shpreh: “Ke shumë të drejtë. Thjesht nuk doja të dilja te ajo që ai më tha. Ti më jep urdhra mua të zhdukem? Jo! Nëse do të zhdukesh, je i lirë të çohesh dhe të ikësh. Unë jam ulur në shkallët e shtëpisë së Vëllait të Madh, jo tek ti”.

Këto deklarata treguan se Egli po përpiqet të ruajë dinjitetin e saj dhe të përballet me situatën me vendosmëri, pavarësisht ndjenjave të saj për Gjestin.

Publiku e priti me entuziazëm këtë qëndrim të fortë të Eglit, ndërsa marrëdhënia e saj me Gjestin mbetet në qendër të vëmendjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat