Pas "Luftës" vjen "Paqja" mes Gjestit dhe Eglit: Ma ke bërë kaq të vështirë... "Kur të shoh në sy mendoj kush mund të jetë gruaja ime"

Mediale Vip

Pas "Luftës" vjen "Paqja" mes Gjestit dhe Eglit: Ma ke bërë kaq të vështirë... "Kur të shoh në sy mendoj kush mund të jetë gruaja ime"

Më: 26 janar 2025 Në ora: 20:36
Gjesti dhe Egli

Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, situata mes Gjesti dhe Eglit ka marrë një kthesë të tensionuar.

Marrëdhënia e tyre, që dikur dukej e afërt dhe e veçantë, ka hyrë në një fazë të paqartë, duke lënë Eglin në një situatë të vështirë emocionale.

Përplasja mes tyre u nxit nga distanca që Gjesti ka filluar të mbajë kohët e fundit, duke mos i dhënë asnjë fjalë përfundimtare për natyrën e lidhjes së tyre.

Kjo sjellje ka shkaktuar pasiguri te Egli, e cila pas spektaklit ishte dukshëm e tensionuar dhe e emocionuar.

Në një moment të ngarkuar emocional, Egli iu drejtua Gjestit me fjalë të forta:’Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë. Ndihem në turp pse ndiej një gjë të bukur për një njeri’.

Gjesti, nga ana e tij, mbetet i rezervuar dhe ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për të sqaruar ndjenjat apo qëllimet e tij, duke e lënë situatën në një pikë të paqartë.

Ky tension mes dyshes ka sjellë një tjetër dramë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke rritur kureshtjen e publikut për zhvillimet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat