Pse Demi Moore meriton Oscar-in në 2025 (pas viteve të tëra në hije)

Mediale Vip

Pse Demi Moore meriton Oscar-in në 2025 (pas viteve të tëra në hije)

Më: 26 janar 2025 Në ora: 22:58
Demi Moore

Aspak keq për dikë që dikur u cilësua si një “aktore për filma me kokoshka”. Po, ka ndodhur 30 vite më parë, por Demi Moore e kujton ende aq mirë sa e rrëfeu në skenë, teksa mbante në duar Golden Globe-in e parë të karrierës, sikur të ishte qeni i saj i dashur, Pilaf. Zakonisht, kush fiton këtë çmim fluturon drejt e në Oscar, dhe ylli 62-vjeçar i filmit Ghost e meriton plotësisht.

Me filmin The Substance, që rikthehet më 6 shkurt në kinema, ajo ka prekur një nerv të ndjeshëm të Hollywood-it: frikën nga plakja dhe zëvendësimi me modele më të reja. Michelle Yeoh fitoi çmimin e saj të parë Oscar në moshën 60-vjeçare për Everything Everywhere All at Once, duke treguar sa durim dhe punë e palodhur duhen për të hequr stigmat dhe për të bërë që mosha të mos ketë rëndësi.

Demi Moore i kujtoi shtypit të huaj periudhën kur ishte lënë mënjanë: “Kur mbusha 40 vjeç, industria e showbiz-it nuk dinte ç’të bënte më me mua dhe qëndrova jashtë saj për gjashtë vite.” E konsideruar një nga fytyrat ikonike të komedive romantike të viteve ‘90, ajo nuk pati mundësinë të shfaqte të gjitha nuancat e saj, siç ndodhi me G.I. Jane. “Ndoshta ky është filmi më i nënvlerësuar i karrierës sime. Ndoshta, sepse ngriti pyetje të sikletshme mbi barazinë gjinore dhe gratë në uniformë.”

Tani, megjithatë, është koha e revanshit, jo thjesht për të sfiduar konceptin e “grave mbi një moshë të caktuar”, por për t’i dhënë një meritë të vonuar një karriere të gjatë një jetë. Në filmin horror The Substance, një eliksir misterioz i lejon personazhet të rinovohen fizikisht për disa javë, dhe alter egoja e saj luhet nga Margaret Qualley, vajza e Andie McDowell – një tjetër ikonë e moshimit me hijeshi. Në këtë film, Demi Moore i jep gjithçka, duke u zhveshur emocionalisht dhe fizikisht, dhe tashmë ka zëra që e quajnë performancën e saj më të fuqishmen deri më sot.

Filli i përbashkët i këtyre Oscar-ve 2025 duket se është thyerja e tabuve: nga 13 nominimet për Emilia Pereztë Jacques Audiard, një film ku një narkotrafikant vendos të ndryshojë gjininë, te projekti Anora, një version modern i Pretty Woman që mahniti Festivalin e Kanës. Filmi Babygirl, megjithëse injoruar për nominimin e Nicole Kidman si aktore protagoniste, trajton po ashtu tema si transgresioni, lojërat e pushtetit seksual me vartësit dhe trupin femëror si armë fuqizimi dhe mjet për të rigjetur zërin e vet.

Duke u rikthyer te stuhia Demi Moore, nuk jemi përballë një përralle: “Sot përqendrohem te kush jam dhe jo te çfarë më mungon, por jam njeri dhe e di që ekzistojnë standarde bukurie. Gjithsesi, pranoj edhe ditët kur nuk më pëlqen ajo që shoh në pasqyrë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat