Në episodin e fundit të emisionit “Zanat”, të moderuar nga Zana Avdiu, u diskutua një temë e ndjeshme që lidhej me të drejtat e njeriut dhe identitetin gjinor.
Në këtë bisedë, gazetarja e ftuar Paulina përmendi emrin e Edona James, një figurë e njohur që ka tërhequr shpesh vëmendje publike.
Teksa po debatonin për ndryshimin e gjinisë, Paulina shprehu mosaprovimin e saj ndaj këtij fenomeni, duke përmendur konkretisht Edona James.
Ajo tha: “E kemi Edona James, që gjithë publiku u kthye duke i thënë ‘shyhreti i shtëpisë’”.
Kjo deklaratë nxiti një pyetje nga Zana Avdiu, e cila e sfidoi Paulinën duke e pyetur: “Çka është ajo për ty?”
Paulina u përgjigj me një ton të prerë: “Ajo për mua është Kujtim.”
Pas transmetimit të kësaj pjese të debatit, vetë Edona James reagoi fuqishëm në rrjetet sociale, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe duke kaluar në sulme personale. Në një nga komentet e saj, ajo shkroi: “Ta q**** Kujtimi nënën.”
Ky reagim i Edonës ka marrë shumë vëmendje dhe është shpërndarë në rrjete sociale.