Nata e mbrëmshme u bë dëshmitare e një momenti të zjarrtë mes dy konkurrentëve, Jozit dhe Loredanës.
Dyshja shkëmbyen puthje pasionante në errësirë, mbështetur pranë një muri.
Pamjet emocionuese u regjistruan pas shuarjes së dritave, duke ngritur temperaturat mes ndjekësve dhe publikut që po i ndjek nga afër.
Ajo që e bën këtë moment edhe më të veçantë është fakti se gjatë ditës, Loredana i kishte thënë Jozit se nuk do ta puthte, duke u justifikuar me fjalët: “Nuk do babai”.
Kujtojmë që babai i saj kishte hyrë në spektaklin e kaluar për t’i shprehur hapur pakënaqësinë për lidhjen e saj me Jozin, duke i kërkuar që të mendonte më gjatë për vendimet e saj.
Megjithatë, duket se ndjenjat e Loredanës dhe Jozit janë më të forta se presioni familjar.
Këto skena romantike dëshmojnë qartë se Loredana ka vendosur të ndjekë zemrën e saj, pavarësisht këshillave të babait.
A do të ketë ky moment ndikim në rrjedhën e spektaklit dhe raportin mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme.