Selena Gomez shpërtheu në lot teksa fliste për dëbimin e meksikanëve në një video shumë emocionuese në Instagram Story.
Aktorja qau teksa reagonte ndaj kërcënimit të Presidentit Donald Trump për dëbime masive të të gjithë emigrantëve pa dokumente, e cila ka ndezur frikën e ndarjeve familjare.
“Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët, nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, do të doja të mund të bëja diçka por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të provoj gjithçka, të premtoj”, tha ajo.
Ylli i “The Only Murders in the Building” prodhoi më parë një dokumentar të Netflix-it të vitit 2019 , të titulluar Living Padocumented, që tregon jetën e familjeve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara.
Në atë kohë, ish-ylli i Disney Channel e cili ka lindur në Teksas, foli për historinë e emigracionit të familjes së saj, e cila filloi në vitet 1970 kur halla e saj kaloi kufirin nga Meksika në Amerikë e fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.
Nëna e saj, Mandy Teefey është gjithashtu një shtetase amerikane.