Ndarja e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, ja si është sot raporti mes tyre

Mediale Vip

Ndarja e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, ja si është sot raporti mes tyre

Më: 28 janar 2025 Në ora: 18:15
Megan Fox, Machine Gun Kelly

Pavarësisht se në një kohë të shkurtër do të sjellë në jetë fëmijën e tij, Megan Fox nuk dëshiron të bëjë asgjë me Machine Gun Kelly. Megan Fox zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por jo shumë kohë më pas, ajo dhe reperi u ndanë, pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar.

Që atëherë, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në shtëpinë fqinje me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, për të parë tre fëmijët e tjerë, të cilët i kishte nga martesa e mëparshme me të.

Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”. “Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete duke e shkëputur nga jeta e saj”, tha një mik i aktores.

Pasi e përshkroi marrëdhënien mes tyre si të “ngrirë” sot, ai vuri në dukje se nuk e di se si do të veprojë Machine Gun Kelly kur të lindë fëmija i tij. Nga ana e tij, muzikanti mohon akuzat se ka tradhtuar Megan Fox.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat