Plas keq mes Loredanës dhe Livias: “Debile, rri nën sqetullën e Rozanës”

Mediale Vip

Plas keq mes Loredanës dhe Livias: “Debile, rri nën sqetullën e Rozanës”

Më: 29 janar 2025 Në ora: 18:05
Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP 4”, banorët u vendosën përballë një ‘zinxhir shpëtimi’, por nuk iu tregua arsyeja.

Në fund të zinxhirit ngelën Egli dhe Gjesti. Të dy dhe banorët e tjerë menduan se ata janë në nominim ‘kokë më kokë; me njëri-tjetrin, por në fakt nuk ishte aspak ashtu. Ata realizuan një lojë për të fituar cigare.

Por mënyra se si banorët zgjodhën për të shpëtuar njëri-tjetrin ka krijuar debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo që e pranon që ka gabuar në zgjedhjen e saj është Livia që tha emrin e Valbonës, pasi kjo e fundit shpëtoi Jozin.

Ditën e sotme Livia ka patur një debat me Loredanën, ku është përfshirë edhe Jozi.

Në këtë debat nuk kanë munguar ofendimet ku e para e nisi Loredana që iu drejtua Livias me ‘debile, e paedukatë, kafshë’.

“Ti preferon të rrish nën sqetullën e Rozanës se sa të mbash qëndrimin tënd”, i tha banorja.

Ndërkohë Livia shpërthen ndaj saj kur ajo i afrohet afër:

“Njerëz pa tru, injorante”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat