Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi – bashkëshortit tim

Mediale Vip

Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi – bashkëshortit tim

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:43
Monika Salihu

Një video është bërë virale e Joz Markut në lidhje me partneren e tij, Loredanën.

Pas takimit të sikletshëm që pati më babanë e saj në Big Brother, ai tha se do t’ia këndonte këngën “Zotëria juaj”.

Kjo situatë u komentua nga të gjithë, një veprim ky që nuk u prit mirë as nga banorët brenda, por as jashtë.

E në lidhje me rastin u bë një reagim edhe nga këngëtarja e njohur, Monika Salihu.

Ajo krahasoi këtë gjest të Jozit me bashkëshortin e saj, nëse do bënte një gjë të tillë.

“Po paramendoj çfarë boksi ia kish dhënë babai Azizi – Ylber bashkëshortit”, u shpreh ajo.

Monika ndërkaq po vazhdon të jetë aktive me video në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat