Iker Casillas në lidhje me aktoren e filmave për të rritur?

Mediale Vip

Iker Casillas në lidhje me aktoren e filmave për të rritur?

Më: 30 janar 2025 Në ora: 14:32
Claudia Bavel

Jo bota por dashuria rrotullohet rreth Iker Casillas!

Duket se ai nuk është beqar pasi krahë tij u pa ish-aktorja e filmave për të rritur dhe modelja e Onlyfans, Claudia Bavel.

Ka kohë që përflitet për lidhje mes Casillas dhe Bavel, ndërsa tani gjërat duket se po bëhen më serioze.

Është hera e parë që 43-vjeçari dhe Bavel fotografohen së bashku. Megjithatë, prej kohësh flitet për një lidhje mes tyre.

Një vit më parë, mediat spanjolle raportuan se kampioni i botës dhe modelja kishin darkuar së bashku në një restorant në Lloret de Mar.

Casillas ishte në lidhje me gazetaren Sara Carbonero për vite me radhë. Ata u divorcuan në mars 2021. Kur Casillas u bë kampion bote në vitin 2010, ai dha një intervistë pas finales së Kupës së Botës. Ai e puthi Carbonero-n para kamerës në atë kohë nuk dihej ende zyrtarisht që të dy ishin bashkë. Casillas ka dy djem me gazetaren

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat