G Bani për Danjen: Jo e admiroj, por e adhuroj

Mediale Vip

G Bani për Danjen: Jo e admiroj, por e adhuroj

Më: 30 janar 2025 Në ora: 17:11
G Bani

G Bani ka bërë një deklaratë për Danjen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke treguar hapur pëlqimin e tij për të.

Teksa bisedonte me Rozanën, ai u shpreh se nuk mund të fokusohej kur e shikonte dhe dëgjonte zërin e saj.

“Jo e admiroj, por e adhuroj. Ç’fokusohem kur e shikoj dhe kur ia dëgjoj zërin. Paraqitja, veshja, klasi… kur e shikoj fikem,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se ka një dobësi të madhe për Danjen.

G Bani shtoi se pikërisht për këtë arsye ka preferuar të flasë hapur dhe të thotë çfarë mendon. “Ngaqë është kështu situata, e kam lënë t’i japë gojës. Ka thënë epitetet, ka thënë fjalë, mendova se do reflektojë,” – u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat