“Fshihet errësira e veprimeve të tij”/ Mesazhi i Drenushës i drejtohet Atillës?

Mediale Vip

“Fshihet errësira e veprimeve të tij”/ Mesazhi i Drenushës i drejtohet Atillës?

Më: 31 janar 2025 Në ora: 13:16
Drenusha dhe Atilla

Drenusha Latifi, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ ka reaguar në rrjetet sociale për ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh.

Ajo flet për dhunën e ushtruar nga një person, e shumë e kanë lidhur këtë mesazh me Atillën, pasi ajo e ka akuzuar për dhunë në të shkuarën.

‘Një njeri që përdor dhunën shpesh është si një artist i keq, ai pikturon një imazh të bukur me ngjyra të ndritshme, por nën sipërfaqe fshihet errësira e veprimeve të tij. Ai mund të duket i sjellshëm dhe i dashur për ata që e rrethojnë por dhuna e tij është një e vërtetë e padukshme që lë gjurmë të thella në ata që e përjetojnë.

Nëse njerëzit nuk e njohin këtë anë të tij kjo nuk e zvogëlon dhimbjen dhe traumat që ai shkakton, shpesh ata që duken më të mirë, janë ata që fshehin më shumë’

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat