Ditët e fundit kanë qenë të vështira për Chiara Ferragni. Pas deklaratave të saj ku akuzoi ish-bashkëshortin Fedez për tradhti dhe për orkestrimin e publikimit të lidhjes së tij me Angelica Montini, si dhe pas vendimit për ta çuar në gjyq për çështjen e famshme të Pandoro Gate, sipërmarrësja ka vendosur të marrë një pauzë.
Në këtë periudhë të trazuar, familja e saj është pranë saj, duke e mbrojtur nga kritikat dhe spekulimet e shumta. Ndër ata që i kanë shprehur mbështetje është edhe motra e saj Valentina Ferragni, e cila ndodhet në Meksikë, por nuk ka ngurruar ta inkurajojë nga distanca.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një poezi prekëse nga Emily Dickinson, që duket si një përqafim i ngrohtë për Chiara-n në këtë moment të vështirë:
"Një ditë do ta fal veten. Për të keqen që i kam bërë vetes. Për të keqen që më kanë bërë. Dhe do ta përqafoj veten aq fort, sa nuk do të lë më kurrë."