Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, ndarje aq e keqe sa ai mund të mos jetë i pranishëm në lindjen e fëmijës

Mediale Vip

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, ndarje aq e keqe sa ai mund të mos jetë i pranishëm në lindjen e fëmijës

Më: 31 janar 2025 Në ora: 23:14
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në dhjetorin e kaluar, pasi aktorja 38-vjeçare dyshohet se ka zbuluar mesazhe kompromentuese në telefonin e partnerit të saj. Vetëm një muaj më parë, ajo kishte lajmëruar në rrjetet sociale se ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt, i pari me muzikantin 34-vjeçar.

Sipas TMZ, marrëdhënia mes ish-çiftit është aq e ftohtë sa nuk dihet nëse Machine Gun Kelly do të jetë i pranishëm kur të lindë fëmija i tyre. Raportohet se ka qenë Megan ajo që ka ndërprerë çdo kontakt me këngëtarin, dhe njerëzit e afërt me të e mbështesin këtë vendim: “Ajo nuk dëshiron të ketë më asnjë lidhje me ish-partnerin e saj. Të gjithë rreth saj janë të lumtur, sepse ndihen sikur Megan ka rifituar veten”, shkruan media amerikane.

Megan dhe Machine Gun Kelly u njohën në vitin 2019 gjatë xhirimeve të një videoklipi dhe e bënë publike lidhjen e tyre në korrik 2020. Vetëm tre muaj para kësaj, aktorja i kishte dhënë fund martesës me Brian Austin Green, me të cilin ka tre fëmijë. Lidhja e tyre ka qenë gjithmonë e mbushur me ulje-ngritje dhe momente të çuditshme, siç ishte deklarata e Megan në prill të 2022-it, kur tha se “pinim gjakun e njëri-tjetrit”, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për disa pika, jo për skena si ato në Game of Thrones.

Në janar të 2022-it, Kelly i propozoi për martesë, dhe Megan postoi një foto të momentit, duke shkruar: "Më kërkoi të martohesha me të. Dhe, ashtu si në çdo jetë para kësaj dhe çdo jetë që do të vijë, unë thashë ‘po’... dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit".

Megjithatë, martesa nuk u realizua kurrë. Gjatë një udhëtimi në Colorado për Ditën e Falënderimeve, Megan dyshoi për tradhti dhe vendosi të kontrollonte telefonin e partnerit. Sipas burimeve të afërta me ish-çiftin, ajo gjeti mesazhe kompromentuese me gra të tjera dhe vendosi të ndahej përfundimisht. Që atëherë, ata nuk janë parë më bashkë dhe marrëdhënia mes tyre është ftohur aq shumë saqë Kelly mund të mos marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat