Butrint Imeri publikon këngën e re

Mediale Vip

Butrint Imeri publikon këngën e re

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 00:09
Butrint Imeri, Alba Vukaj

Butrint Imeri ka surprizuar fansat me këngën e tij më të re, “Lek kto rrena”.

Kënga është një baladë e ndjerë që flet për një dashuri të humbur, të cilën ai ende e vajton.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte prania e modeles dhe influencueses Alba Vukaj në videoklip.

Dyshja shfaqen në skena të fuqishme vizualisht, duke dhënë një ndjesi filmike që e bën videon edhe më unike.

Klipi është realizuar me një stil artistik dhe emocionues, duke e përforcuar mesazhin e këngës.

Ndërsa Butrinti vazhdon të dëshmojë se është një nga artistët më të pëlqyer të momentit.

Kënga ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat