Gresa tregon se nuk u takua me Sarën pas dalje nga BBVK3

Mediale Vip

Gresa tregon se nuk u takua me Sarën pas dalje nga BBVK3

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 11:03
Gresa Gashi

Gresa Gashi, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka folur për raportin  që e ka jashtë shtëpisë me ish-finalisten Sara Kolamin, që sa ishin brenda shtëpisë bashkë patën një shoqëri, por më vonë pësuan krisje.

Në emisionin Weekend, ajo ka theksuar se nuk janë takuar asnjëherë që nga përfundimit i shout më të madh televiziv në vend.

“Prej qe kemi dalë nuk kam pasë asnjë kontakt me të, nuk e kam problem jo vetëm me Sarën por me të gjithë banorët, ajo i ka hequr të gjitha fotografit që e i pati me mua. Unë ende i kam fotografit me të”.

“Ajo e ka bërë hapin e para, unë tashmë nuk kam çfarë të ndërhyjë këtu, ajo e ka vazhduar këtë edhe jashtë shtëpisë”, ka thënë Gashi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat