Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Mediale Vip

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 12:15
Jozi

Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të dhurojë momente argëtuese dhe të papritura.

Së fundmi, këngëtari Jozi Marku ka bërë për të qeshur banorët me një përgjigje krejtësisht të papritur ndaj një pyetjeje provokuese.

Teksa bisedonte me banorët, atij iu bë pyetja: “Cili është vendi më i çuditshëm ku ke kryer marrëdhënie?”. Pa u menduar gjatë, ai u përgjigj me humor: “Në frigorifer”, duke shkaktuar të qeshura në shtëpi.

“Në mes të gushtit, në frigorifer aty,” – vazhdoi ai, ndërsa Danja, Loredana dhe banorët e tjerë shpërthyen në të qeshura.

Ky moment u komentua gjerësisht edhe nga publiku, i cili e vlerësoi sensin e humorit të Jozit dhe atmosferën e relaksuar brenda shtëpisë së BBVA 4.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat