Pas divorcit të bujshëm me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku rrit çmimin si këngëtar! Si erdhi fundit i martesës disavjeçare të çiftit

Mediale Vip

Pas divorcit të bujshëm me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku rrit çmimin si këngëtar! Si erdhi fundit i martesës disavjeçare të çiftit

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 15:24
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Divorci i Besit dhe Xhensilës ka qenë një ndër lajmet më të rëndësishëm të këtij viti. Një ndër çiftet më të dashura të publikut, i dhanë fund historisë së gjatë, duke zgjedhur që mos të flasin shumë për ndarjen e vështirë.

Vetëm javën e shkuar, divorci i tyre u zyrtarizua nga Gjykata, duke vendosur edhe kushtet që ish-çifti ka për dy fëmijët e tyre. Por veç dramës që një divorc sjellë, duket se si Besi dhe Xhensila kanë pasur edhe benefitet e tyre. Kemi folur shumë për këngëtaren dhe për faktin se tarifat e saj janë rritur tashmë në netët e koncerteve live që ajo mban si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë kufijve.

Por duket se një agjendë të mbushur ka edhe Besi. Bëhet me dije se edhe për aktorin, rrugëtimi në muzikë po shndërrohet në një biznes fitimprurës, pasi edhe çmimi i tij është rritur ndjeshëm. Madje, në koncertet ku lajmërohet prania e tij, biletat shiten gjithnjë të gjitha. Ndonëse muzika nuk ka qenë asnjëherë profesioni i tij parësor, duket se Besi kohët e fundit po merret në mënyrë intensive me këngën, duke marrë të ardhura të mëdha nga ky sektor. E teksa me aktrimin është disi më i distancuar, Besi gjithnjë e më shumë po e shohim në muzikë, por edhe në biznes.

Qëkur u bë publike historia e ndarjes mes tij dhe Besit, ai ka zgjedhur që të heshtë, duke mos ndarë asnjë detaj me publikun. Nga ana tjetër, ka qenë Xhensila ajo që vetëm pak javë më parë, ka thyer akullin për herë të parë, duke folur për ndarjen e tyre. Xhensila tha se kur kuptoi që marrëdhënia u bë toksike dhe e dëmshme për atë dhe fëmijët, ajo vendosi që të divorcohej.

“Ka disa vite që jemi përpjekur që të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos përfunduar dhe kjo është një ndër arsyet që e kemi përgënjeshtruar spekulimet. Nuk e kishim marrë ende si vendim. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. E vërteta e atij momenti ishte se ne nuk e kishim ndare akoma a duhet të ishim bashkë. Mendoj se në çdo lloj marrëdhënie shoqërore, apo intime ose familjaret, kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur komunikimi e humbet peshën e rëndësie që ka, në marrëdhënie mbizotërojnë debatet, bëhet toksike dhe e dëmshme për mua dhe fëmijët.

Dhe në këtë rast dhe për të, prandaj duhej një ndryshim, një vendim duhet të ishte marrë në çdo çast edhe unë mora vendimin tim. Në çift duhet bashkëpunim, do objektiva dhe përgjegjësi dhe kërkohet nga të dy partnerët. Kam kuptuar që nuk mund të luftojë vetëm njëra palë edhe për tjetrën. Çdo ditë që kalonte kuptoja se po thyhej edhe më shumë, ndaj ishte një vendim i marrë nga unë. Shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë”, u shpreh këngëtarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat