Ish-miqësia me Ilnisën, Xhilda Luzi: Nuk gëzohej për mua, s’donte të flisja me Heidin

Mediale Vip

Ish-miqësia me Ilnisën, Xhilda Luzi: Nuk gëzohej për mua, s’donte të flisja me Heidin

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 19:11
Ilustrim

Xhilda Luzi ka folur hapur për marrëdhënien e saj të prishur me Ilnisa Agollin, dikur një nga mikeshat e saj më të ngushta. E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo zbuloi se pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, miqësia e tyre pësoi një krisje të madhe.

Sipas Xhildës, një nga arsyet kryesore të distancimit ishte fakti që Ilnisa i kërkonte të mos shoqërohej me disa persona të caktuar, si Heidi dhe Egla. Ajo theksoi se nuk mund të lejonte që dikush t’i vendoste kushte mbi miqësitë e saj dhe se marrëdhënia me Eglën tani është thjesht profesionale.

"Unë Ilnisën e kam njohur në Top Channel, kur do vazhdoja tek “E Diell”, ishim në bisedime me Manushin që të drejtoja atje diçka në lidhje me politikën. Pastaj morëm vesh që ishim komshie dhe më pas na bashkoi historia e vajzës. Edhe unë jam me prindër të divorcuar dhe tek Anaisi unë gjeja veten. Kjo ishte dhe arsyeja që na bashkoi më së shumti, si dhe bota e saj artistike. Ilnisa është një vajzë shumë e përgatitur, me shumë botë."

Por si është sot ky raport?

"Nuk është fare. Unë mendoj se midis dy njerëzve, në çfarëdolloj marrëdhënie, midis fjalëve dhe veprave, flasin veprat. Unë e kam treguar veten time me vepra. Pati një shkëputje dhe distancim. Unë mendoj se njerëzit nuk i humb kur je keq, i humb kur ke sukses. Unë personalisht njerëzit në jetën time, i kam humbur kur kam pasur sukses. Pretendoja që të kisha një dashamirësi, mirëkuptim, mbështetje më të madhe nga Ilnisa. Ilnisa pretendonte që unë të mos flisja as me Heidin, as me Eglën… Në sensin që ti nuk mund të jesh shoqe me to. Unë luftën e “Big Brother” e mbarova. Unë kam thënë që ta fitojë kushdo dhe Egla Ceno të mos e fitojë. Dhe më pas Egla erdhi dhe më dha dorën dhe bashkëpunuam, është një marrëdhënie profesionale. Ishte kjo një ndër arsyet. Një arsye tjetër, është që kur ti nuk gëzohesh për mua, për gjërat që më ndodhin, as unë nuk kam pse i vazhdoj veprat për ty."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat