“Doja të përmbushja veten profesionalisht dhe s’po bëhesha dot nënë”- Aktorja 52 vjeçare rrëfen sfidën e madhe para se të vinte në jetë djali: Ja si ja dola

Mediale Vip

“Doja të përmbushja veten profesionalisht dhe s’po bëhesha dot nënë”- Aktorja 52 vjeçare rrëfen sfidën e madhe para se të vinte në jetë djali: Ja si ja dola

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 22:51
Ramona Badescu

Për Ramona Badescu-n, të bëhej nënë nuk ishte e lehtë. Aktorja tha se për shkak të karrierës së saj, e kishte shtyrë gjatë këtë proçes dhe kur filloi të përpiqej për një fëmijë, nuk po mundte dot.

Megjithatë, në moshën 51-vjeçare, ajo arriti të realizojë ëndrrën e saj si rezultat i ngrirjeve që u kishte bërë vezoreve. Pesë vite e gjysmë më parë, ajo dhe partneri i saj Narcis Godeanu mundën të festonin lindjen e Ignatius.

“Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, por kur isha e vogël kam punuar shumë dhe nuk e mendoja. I thashë vetes se kisha kohë për të bërë një fëmijë. Pastaj kur u përpoqa, nuk po mundesha. “ tha Ramona Badescu, e ftuar në TV nga Caterina Balivo.

“Falë zotit erdhi partneri im dhe jeta së bashku është përmirësuar, një dashuri e fortë, një mrekulli e gjitha në një,” shtoi aktorja.

Teksa kujtoi momentin kur mësoi se ishte shtatzënë Ramona u shpreh:

“Shkova te gjinekologu sepse doja të provoja të bëja një fëmijë. Pasi mora analizat, ai më tha se isha tashmë shtatzënë falë vezëve që ishin ngrirë. Ata nëntë muaj ishin më të mirët e jetës sime,” u shpreh aktorja.

Ajo gjithashtu i ftoi të gjitha të rejat që t’i drejtohen kriopruajtjes së ovociteve për të mos ia mohuar vetes mundësinë për t’u bërë nëna.

“Sot jeta është shumë e furishme dhe vajzat, me të drejtë, duan të përmbushin veten e tyre. Por, atëherë kur dëshira për të pasur një fëmijë, ndoshta biologjikisht është tepër vonë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat