Livia ka ndarë me banorët e Big Brother VIP Albania një histori shumë personale dhe emocionale për marrëdhënien e saj me babain, të cilin e ka takuar vetëm dy herë në jetë, pas ndarjes së prindërve të saj.
Ajo tregoi se hera e parë që e pa babanë ishte kur ishte vetëm 2 vjeçe, dhe hera e dytë kur ishte 7 vjeçe.
Livia kujtoi me emocion momentin e fundit që kaloi me të, duke thënë se gjatë gjithë kohës kishte qarë dhe nuk mund të përballonte ndarjen.
Ajo tregon që mami i saj ka qenë gjithmonë edhe baba për të.
Më vonë, Livia rrëfeu se kishte marrë një fotografi të babait të saj përmes vëllait të saj nga ana e tij. “Kur e pashë foton, më dukej shumë i vjetër. Kishte një diferencë të madhe moshe me mamanë time”, tha ajo.
Por surpriza më prekëse erdhi nga Vëllai i Madh i Livias, i cili i mundësoi një telefonatë përmes Skype me babain e saj.
Për Livian, ky ishte një moment i papritur dhe shumë emocional. Ajo u përlot dhe tha se po dridhej nga emocionet, ndërsa babai i saj u shpreh se ishte impresionuar nga dëshira e saj për ta parë pas kaq shumë vitesh.
Gjatë bisedës, Livia i bëri një kompliment babait të saj, duke vënë re se kishte një theks shumë të bukur shkodran.
Ndërsa ai, i emocionuar, i tha se është shumë krenar për të dhe e këshilloi të qëndrojë e fortë.
Ky moment i ndjerë preku jo vetëm Livian, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë, duke treguar se pavarësisht kohës dhe distancës, lidhjet familjare mbeten të forta.