Katy Perry ka ndarë këshillën e çmuar që terapisti i saj i dha për të përballuar komentet negative mbi muzikën e saj.
Sipas saj, sekreti është të mos i marrësh parasysh fare. “Nuk duhet t’i lexosh as kur janë të mira, as kur janë të këqija”, tha ajo për ‘People’, duke theksuar se mendimi i të tjerëve nuk duhet të ndikojë te vetëvlerësimi.
Albumi i saj i fundit, ‘143’, nuk pati suksesin komercial të projekteve të mëparshme, por këngëtarja mbetet krenare për të, shkruan DailyMail.
“E krijova nga një moment i rëndësishëm në jetën time si nënë. Mesazhet e tij festojnë dashurinë dhe energjinë femërore”, u shpreh ajo.
Perry, e cila ka një vajzë 4-vjeçare me aktorin Orlando Bloom, shprehu gëzimin për mëmësinë, duke e krahasuar ndjesinë me “rikthimin e magjisë së Krishtlindjeve”.
Ajo njoftoi gjithashtu se Daisy do ta shoqërojë në turneun e saj ‘Lifetimes’, i cili nis në prill 2025 në Meksikë dhe do të vijojë në Australi e Mbretërinë e Bashkuar.
“Koha fluturon! Jam e emocionuar ta prezantoj atë me botën dhe të ndajmë aventura së bashku”, tha ajo për ‘The Sun’, duke shtuar se në ditët e pushimit planifikon t’i çojë nëpër parqe dhe aktivitete argëtuese.
Turneu i Perry-t do të ndalet në qytete si Londra, Glasgow dhe Manchester, duke premtuar një spektakël të paharrueshëm për fansat e saj.