Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Mediale Vip

Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 15:18
Bledi Mane dhe Gjest

Një video e Gjestit, ku përmend një vajzë me emrin Diellza, u bë virale dhe ngjalli dyshime se mund të ishte ish-e dashura e tij.

Kjo u diskutua në “Fun Club”, ku Bledi, Shqipja, Ronaldo dhe Erjola komentuan mbi këtë çështje.

Bledi ironizoi duke e quajtur “Diellza imagjinare”.

Ai shton: “Nuk ka dashuri fare në atë shtëpi, gjithçka është vetëm lojë. Gjesti është një fantazist i fortë, në Kosovë ka rreth 600 mijë vajza me emrin Diellza dhe i ka bërë të gjitha të mendojnë. Ai dashuron vetëm veten dhe famën, gjithçka e bën për të ndjekur rrugën e një fituesi”.

Nga ana tjetër, Erjola dha një tjetër këndvështrim, duke thënë se ka dëgjuar që Diellza në fjalë mund të jetë stilistja e tij.

Diskutimi vazhdoi me debate dhe dyshime mbi qëllimet e vërteta të Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat