Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Mediale Vip

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 16:59
Banorët e BBVA

Dëgjo këtë artikull tani...Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Siç rëndom ndodh çdo vit, në Big Brother VIP Albania 4 do të organizohet sonte (e diel) një dasmë.

Banorët kanë zgjedhur çiftin e tyre dhe në bazë të votave ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse në garë qenë edhe Egli me Gjestin e Krisa me Tirin.

Ata më pas vazhduan duke zgjedhur dëshmitarët e kësaj ceremonie si dhe ftesat, ani pse lënë jashtë dy konkurrentë.

Si dëshmitarë, Lori zgjodhi Gertën dhe Danjën kurse Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.

Të njëjtit vendosën që në ceremoninë e tyre të mos ftojnë Rozana Radin e Laert Vasilin.

“Ti ke sulmuar Jozin dhe më ke futur edhe mua në valle”, iu drejtua Loredana, Laertit.

“Për sulmet. Ke gënjyer, në spektaklin e kaluar the që unë rri gjithë ditën në krevat me Jozin, ku e ke parë ti këtë gjë”, i tha më pas Rozanës.

Ky aheng do të fillojë në Big Brother në orën 20:00 dhe pritet të shihet se si do të jetë organizimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat