‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania – pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi

Mediale Vip

‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania – pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 22:58
Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ka pësuar një incident në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ai u lëndua pasi Gerta Gixhari në një moment gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës i hodhi alkool në sy.

Si pasojë Gjestit i është dashur të largohet nga shtëpia për të marrë një trajtim mjekësor.

Rozana Radi ka shpërthyer ndaj Gertës duke i thënë se si s’ka turp të bëjë një gjë të tillë.

“Ndjeva një neveri të frikshme kur pashë duke pirë alkool derisa i thashë që e ke lënduar një djalë 24 vjeç”, tha Rozi.

Në tjetrën anë, ajo iu drejtua Gertës: “Nuk e di si të mban vendi, a nuk ke turp? Je thjesht turp, nuk di të ndash njeriun nga lojtari. Të them është një djalë në spital”.

Derisa disa po diskutojnë këtë, të tjerët po vazhdojnë me darkën e dasmës në oborr. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat