Taylor Swift tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Grammys 2025.
Artistja u shfaq me një fustan të kuq mbresëlënës të Vivienne Westwood.
Fustani me detaje të kuqe vezulluese përputhej në mënyrë të përkryer me stilin e saj firmato dhe të gjithë look-un e kompletoi me buzëkuq të kuq dhe vathë në të njëjtën ngjyrë.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/03/auto_taylorgetty1738586532.jpg)
Megjithatë, ajo që ra në sy të shumë njerëzve ishte unaza e madhe e rubinit që ajo mbante, e cila shkaktoi shumë spekulime te fansat.
Shumëkush vunë re menjëherë se ngjyra e kuqe që ajo zgjodhi kishte një domethënie të veçantë, pasi e kuqja është marka e saj dhe e të dashurit të saj, yllit të NFL, Travis Kelce, me të cilin është në një lidhje që nga viti 2023.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/03/auto_gettyimages1738586533.png)
Edhe pse ishte e vetme në tapetin e kuq, Swift, sipas shumë njerëzve, dërgoi “mesazhe të fshehura” përmes detajeve të saj të zgjedhura.
Bashkë me fustanin ishte varur një zinxhir me një varëse në formën e shkronjës “T”, për të cilën shumëkush mund të spekulojë se reprezenton emrin e të dashurit të saj Travis Kelce. Sidoqoftë, varësja mund të indikojë edhe emrin e saj Taylor.