Këndi i videos nuk ka favorizon shumë për të dalë në konkluzione, por shumë njerëz janë të bindur se Egli dhe Gjesti kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin. Pas situatës së krijuar gjatë dasmës, ku Gerta i hodha verë Gjestit, duke e dëmtuar në sy, ky i fundit doli jashtë shtëpisë për të marrë ndihmë profesionale. Pas rifutjes, ai u prit me puthje dhe përqafime nga banorët e sidomos nga Egli.
Por, puthjet nuk kanë përfunduar me aq. Dyshja, si zakonisht, janë shtrirë në mbrëmje pranë njëri-tjetrit, ku janë shfaqur mjaft të afërt. Është pikërisht momenti mëposhtë për të cilin shumë njerëz besojnë se dyshja janë puthur.
Ky moment është bërë viral, teksa në Instagramin zyrtar të “Big Brother VIP Albania” nuk është publikuar ende, (khem-khem mos vallë po e ‘ruajnë’ për spektaklin e ardhshëm?).
Më herët, Egli ka pranuar hapur pëlqimin ndaj Gjestit, por këngëtari ka theksuar se nuk ndjen njësoj, ndonëse shfaqet thuajse gjithmonë nën praninë e saj.