Arrestohet këngëtari i njohur, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Mediale Vip

Arrestohet këngëtari i njohur, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 16:45
Kristos Mastoras

Këngëtari i njohur, Kristos Mastoras, u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur.

Sipas burimeve policore, të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u arrestua gjatë orëve të natën në afërsi të sheshit Omonia.

Policia tha se ai ishte efektin e sasisë së alkoolit 0.83mg. Madje mediat vendase thonë se Mastoras tentoi të largohet nga postblloku por u ndalua prej policisë.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së hënë. Iu mor patenta për 2 muaj dhe u gjobit 700 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat