“Çfarë ka të keqe të kujtosh ish-in”, Gjesti në një debat të ashpër me Gerta Gixharin

Mediale Vip

“Çfarë ka të keqe të kujtosh ish-in”, Gjesti në një debat të ashpër me Gerta Gixharin

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 21:03
Big Brother VIP Albania 4

Gerta Gixhari dhe Gjesti janë përfshirë sërish në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Ata diskutuan sërish pas incidentit që ndodhi mbrëmë (e diel), derisa rikthyen një temë tjetër.

Tani banorja iu vërsul këngëtarit duke i thënë se e kujton ish-partneren, teksa flen me Eglin e përqafohet me të.

“Të gjithë që kanë pasur ish-a mendojnë, e mendojnë ish-in, nuk është gjë e keqe të mendosh një njeri që ke pasur jetë me të. Varet çka mendon, mirë apo keq”, i tha Gjesti.

“Çka është e keqe të mendosh ish-in”, tutje shtoi.

E Gerta vazhdoi duke i thënë: “Kujtoje ish-in por jo duke përqafuar Eglin në krevat, edhe ajo thotë të njëjtën gjë për ty, që e kujton ish-in e vet”.

Një zarf i zi ka mbërritur sërish në shtëpi dhe pritet të shihet se çfarë do të përmbajë këtë herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat