I hodhi shampanjë Gjestit, Gerta: Klipi tregoi që nuk ishte tendencioze

Mediale Vip

I hodhi shampanjë Gjestit, Gerta: Klipi tregoi që nuk ishte tendencioze

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 14:34
Gerta Gixhari dhe Jozi

Gerta Gixhari, ka komentuar mëngjesin e sotëm situatën që kaloi me Gjestin në dasmën e Jozit dhe Loredanës. Ajo tha se nuk e priste reagimin që i bëri Gjesti, pasi priste që edhe ai ta vazhdonte lojën.

Po ashtu, Gerta u shpreh se atë veprim nuk do ia bënte askujt me qëllim.

‘Doja t’i thoja për situatën se sido që të jetë e kam për detyrim t’ja shpjegoj dhe qeshi siç bën ai dhe më tha kujton se do vi përgjithmonë. I thash a je burrë ti apo çfarë. I thash të kalonim në një linjë tjetër bisede. I thash nuk të konsideroj armik, doja thjesht të vije dhe të vazhdonim lojën ndryshe dhe e mori seriozisht dhe më tha ‘ti me mua kurrë’.

I thash që unë kam menduar se ti ngaqë thua ju jeni kot dhe ti deri tani ke treguar që je lojtar i guximshëm dhe unë mendoj se guxoj. Atë veprim un nuk do ia bëja askujt tjetër, ose pak personave këtu që kanë një lloj guximi në lojë dhe nuk e marrin kaq rëndë hedhjen e verës dhe birrës. Këta kujtojnë se unë e kam bërë tendencioze. Klipi ka treguar që nuk ishte e tillë. Unë jam e qetë sepse kam ndërgjegje të pastër, nuk e bëra për ta dëmtuar.’

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat