Xheneta thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother

Mediale Vip

Xheneta thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 14:42
Xheneta

Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen duke u shfaqur për herë të parë në një intervistë që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka folur për eksperiencën në këtë format dhe për të gjitha gjërat e tjera që kanë ndodhur.

E njëjta thekson se ka qenë një udhëtim i lehtë me pak vështirësi, por që në tërësi ka kaluar mirë.

“Me të thënë të drejtën ditën e parë kur dola e mora veten sikur nuk ka ndodhur asgjë, të nesërmen më ka kapur ankthi midis rrugës saqë e kam thirr shoqen e ngushtë edhe i thashë nuk po mund të eci më, nuk kesh mirë”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Udhëtimi ka qenë i lehtë, i vështirë në disa raste edhe unë për veten kam pasur edhe raste kur kam dashur që të dalë, por të vjen një force që rikthehesh. Unë aty kam zgjedhur që të luaj, për mua loja ka përfunduar aty brenda”.

Mes tjerash, finalistja e këtij reality shou tha: “Unë kam zgjedhur që të jem aty Xheneta e vërtetë, edhe kur kam qesh e qarë, në disa raste kam eskaluar edhe kam bërë gabime. Nuk është se kisha ndryshuar diçka shumë të madhe, fjalori pak disa ofendime”.

Xheneta shton gjithashtu se kur doli është zhgënjyer nga disa persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat