Dita botërore kundër kancerit, Princesha Kate Middleton mesazh për të gjithë personat që vuajnë nga kjo sëmundje

Mediale Vip

Dita botërore kundër kancerit, Princesha Kate Middleton mesazh për të gjithë personat që vuajnë nga kjo sëmundje

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:40
Kate Middleton

Me rastin e ditës botërore kundër kancerit, Princesha e Wales, Kate Middleton, u ka dërguar një mesazh mbështetjeje të gjithë personave që po kalojnë këtë sëmundje.

Në një postim në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram, ajo publikoi dy foto, disa javë pasi njoftoi se sëmundja e saj kishte kaluar.

“Mos harroni të kujdeseni për gjithçka që qëndron përtej sëmundjes”, shkruante ajo në mesazhin e saj krahas fotos.

Në foto ajo duket e buzëqeshur ndërsa qëndron në një trung të madh peme në pyllin Windsor. Fotoja mësohet se është realizuar nga djali i saj i vogël, Princ Louis.

Natyra, si një burim gëzimi dhe paqeje, duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Kate Middleton gjatë vitit të kaluar dhe kjo pasqyrohet në të dyja fotot, shkruan People.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat