Bianca Censori është komentuar shumë në rrjet për shkak të paraqitjes së saj të fundit në publik. Partnerja e reperit të famshëm, Kaney West, u shfaq nudo në tapetin e kuq të Grammy 2025.
Pas kësaj paraqitje kanë dalë në dritë mjaft informacione për të kaluarën e 30-vjeçares.
Sipas një raportimi të “Mirror”, babai i Censorit kishte qenë i burgosur në të kaluarën, për trafik heroine dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa xhaxhai i saj është një vrasës famëkeq i botës së krimit.
Arkitektja 30-vjeçare dhe modelja e “YEEZY” ditët e fundit është bërë kryefjalë, teksa këtë fundjavë pasi u shfaq në Grammy 20254 ajo kaloi në tapetin e kuq e veshur me një pallto të gjatë gëzofi, të cilën më pas e hoqi duke nxjerrë në pah një fustan transparent ku i dukej çdo pjesë e trupit.
Kujtojmë se që kur u martua me Kanye në vitin 2022, Bianca ka adoptuar zgjedhje gjithnjë e më të guximshme veshjesh, gjë që po shkakton shqetësim si tek fansat ashtu edhe tek familja e saj.
Prindërit e saj thuhet se janë të shqetësuar për të prej disa kohësh. Në fillim të vitit 2024, pati raportime se babai i saj, Leo Censori, donte të takohej me Kanye për të diskutuar.
Leo Censori, i cili është përshkruar në raportet e shtypit të huaj si një gangster për shkak të historisë së tij kriminale, i kërkoi West të udhëtonte në Australi për një takim privat.
Sipas raportit, në vitin 1982, ai u dënua për posedim heroine dhe u dënua me pesë vjet në burg, me një afat minimal prej tre vitesh. Përveç kësaj, ai raportohet se ka dënime për armëmbajtje dhe municione.
Megjithatë, ai nuk është i vetmi anëtar i familjes së tij me histori kriminale. Vëllai i tij, Eris Sensori , ishte një vrasës famëkeq i botës së krimit, i quajtur “Al Capone i Melburnit”, sipas “MailOnline”.