Kampionati Evropiani U21 me Serbinë, reagon ashpër Stresi

Mediale Vip

Kampionati Evropiani U21 me Serbinë, reagon ashpër Stresi

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 18:28
Stresi

Lajmi se Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkë-organizatorët e Kampionatit Evropian të futbollit për moshat U-21 në vitin 2027 ka ngjallur reagime të shumta. Një ndër më të zëshmit ka qenë reperi i njohur shqiptar, Stresi, i cili ka shprehur zemërimin e tij përmes një postimi në Instagram.

Në një mesazh të gjatë, ai ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke e cilësuar atë si të papranueshëm për shqiptarët, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krimet e luftës në Kosovë.

“Ju nuk e keni provuar të masakroheni nga mosha 0 deri në 100 vjeç… Nuk e keni përjetuar të masakrohet një fëmijë në barkun e nënës apo sa gra janë përdhunuar dhe dhunuar? Dhe pa pikë turpi bëni marrëveshje me Serbinë…”, ka shkruar reperi në mesazhin e tij emocional.

Më tej, ai e ka quajtur këtë organizim një “turp dhe faqe e zezë” për politikën shqiptare dhe kosovare, duke akuzuar udhëheqësit për bashkëpunim me Serbinë. Stresi ka nënvizuar gjithashtu se një vendim i tillë është i papranueshëm për ata që kanë pësuar nga lufta dhe ka paralajmëruar reagime nga shqiptarët, veçanërisht nga Kosova.

Ky organizim i përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë ka sjellë ndasi në opinionin publik, me disa që e shohin si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të tjerë që e kundërshtojnë fuqishëm për shkak të së kaluarës së dhimbshme historike.

Në muajt në vijim pritet të ketë më shumë diskutime dhe debate për këtë çështje, ndërsa qëndrimi i personaliteteve publike si Stresi reflekton ndjeshmërinë që ende ekziston në raportet mes dy vendeve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat