“Nuk kisha qëllim ta lëndoja”/ Gerta Gixhari sqarohet pasi i hodhi alkool në sy Gjestit: Doja të luaja guximshëm

Mediale Vip

“Nuk kisha qëllim ta lëndoja”/ Gerta Gixhari sqarohet pasi i hodhi alkool në sy Gjestit: Doja të luaja guximshëm

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 23:00
Gerta

Gerta Gixhari është sqaruar sot në spektaklin e Big Brother VIP pas incidentit që ndodhi në dasmën e Jozit dhe Loredanës.

Ajo u shpreh se qëllimi i saj ishte të luante guximshëm me Gjestin dhe jo ta lëndonte në sy. Nga ana e tij, Gjesti u shpreh se pas kësaj situate, zgjodhi të mos viktimizohej edhe pse u lëndua.

Gerta: Ledion, e gjithë dasma kishte një tension që nga fillimi i saj ku të gjithë ndërhynë. Erdhi momenti i shampanjës, menduam që të gëzoheshim aty. Gjesti mori shishen, tentova ta ndaloja duke i thënë mos e bëj se nuk mund të lagej nusja kur sapo kishte filluar dasma. Ai nuk më dëgjoi, unë e nisa dhe si lojë me të thënë të vërtetën nuk kisha si tendencë ti dëmtoja sytë. E kam pyetur, Gjest si i ke sytë, i kishte të bardhë. Jam mirë tha, gjatë momentit të birrës.

Atë moment loja shkoi më tepër, duke qenë se Gjesti guxon e ftova në lojë të guximshme. Nuk është pjesë e imja të dëmtoj askënd këtu. Duke qenë se bën gjeste në shtëpi, nuk e kam menduar se do prekej nga ky veprim. Ne kemi marrë dy birra dhe kemi ngacmuar çunat, mendova se Gjesti e mban lojën. Më pas nuk kuptova pse e gjitha kjo u shndërrua në tension të madh. Nuk do doja që Gjesti të dëmtohej te sytë. Erdha në shtëpi dhe pyeta nëse Gjesti ishte këtu, isha në tension se nuk jam nisur ta dëmtoj në sy. Dhe unë kam luajtur me alkool që më ka rënë në fytyrë, nuk e kam menduar të pësonte një dëmtim. Nuk e kam menduar që mund ta mendoj, nëse Gjesti ka problem me sytë, unë e bëj veten me faj. Tendenca ishte për t’ja hedhur poshtë, jo në sy.

Gjesti: Unë mora shampanjën që të kënaqeshim. Isha me fytyrë nga çifti, kjo më ka ardhur pas shpine direkt në sy. Mu skuqën sytë dhe më digjnin shumë. E prisja një kërkim falje, isha me birrë tha a ta gjuaj. Ja dhash, direkt në sy dhe nuk ke ardhur të më kërkojë falje hiç. Kur erdha nga spitali ke qeshur ti dhe ekipi yt. As që ta ka ndjerë, luaj pastër, mos e lëndo tjetër kënd

Gerta: Erdha, ti ishe me Eglin në krevat. Doja të dija çfarë mjekimi kishe marrë. Pse mendon se unë dua të dëmtohet syri yt

Gjesti: Ke inat o Gerta Gixhari, bëj lojë të pastër jo me lëndu. T’ju kish ndodh juve, a e di ça kishit bërë ju por nuk e luajta viktimën unë.

Gerta: Kur fillova t’i flisja, ma ndërpreu. Megjithatë Gjesti ka mënyrat e tij të lojës dhe unë do doja me Gjestin të luaja më guximshëm.

Ledion: Nuk është guximi t’i hedhësh dikujt alkool në fytyrë. Guximi është, të lëndova, më fal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat