Me vendim të Big Brother me zarf të zi, Gerta Gixhari është skualifikuar nga loja.
Vendimi me zarf të zi vjen pas incidentit të ndodhur në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ku Gerta i hodhi alkool në sy Gjestit dhe ky i fundit u lëndua dhe u dërgua në spital
“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm, për këtë arsye, Big Brother ka vendosur të skualifikojë nga loja Gertën”-thuhej në zarfin e zi.
Gjesti kërkoi ta përqafonte teksa ajo largohej nga shtëpia, por Gerta e refuzoi.