Ish-modelja bën dedikimin romantik për partnerin e saj

Mediale Vip

Ish-modelja bën dedikimin romantik për partnerin e saj

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 08:39
Polina Porizkova dhe Jeff Greenstein

Polina Porizkova dhe Jeff Greenstein po festojnë dy vjetorin e njohjes së tyre. Ish-modelja ka bërë një postim mjaft romantike në rrjetet sociale teksa shpreh dashurinë për partnerin e saj.

Çifti duket shumë i lumtur së bashku, ndërsa shfrytëzon çdo mundësi për të shkuar në ekskursione dhe udhëtime, siç dëshmojnë edhe fotot e publikuara nga Polina Porizkova.

Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar një sërë fotosh me Jeff, në të cilat ata shkëmbejnë puthje, sa në njërin vend në tjetrin.

Siç shprehet edhe në mbishkrimin krahas postimit të ish-modeles, qëllimi i tyre është shkëmbimi i puthjeve në të gjithë botën.

Më konkretisht, Polina Porizkova ka shkruar:

“Si sot, para dy vitesh, u takuam personalisht. Unë tashmë e dija. Pas një muaji diskutimesh pafund, kisha vetëm një pyetje. Dhe mund të më përgjigjeshe vetëm në një mënyrë. Me një puthje. Qëllimi ynë është të vazhdojmë të puthemi, kudo dhe gjatë gjithë kohës. Kudo që të shkon, unë do të vij pas teje”.

Çifti është bashkë që nga shkurti i vitit 2023, me Polina Porizkova që e bëri të njohur lidhjen e tyre në rrjetet sociale me një foto të tyre tre muaj më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat