“Turp ju qoftë”- Çun Lajçi reagon ashpër pas ofendimit të rëndë që iu bë Gjestit nga Jozi në BBVA

Mediale Vip

“Turp ju qoftë”- Çun Lajçi reagon ashpër pas ofendimit të rëndë që iu bë Gjestit nga Jozi në BBVA

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 10:19
Gjesti

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur ndaj këngëtarit Gjesti në formatin Big Brother Vip Albania nga banori me emrin Jozi.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka ka shprehur revoltën e tij ndaj Jozit i cili në një diskutim e ka ofenduar Gjestin duke e quajtur “kopil shkine”.

Madje ai ka pyetur se si ka mundësi që Jozi i cili si këngëtar fiton nga ahengjet në Kosovë ta ofendojë Gjestin dhe me këtë edhe nënat e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Turp ju qoftë! Ju bëheni bashkë si korbat për ta nxjerrë “pëllumbin nga kafazi” djaloshin e hareshëm dhe lozonjar, të dashurin dhe paqësorin, i cili shijon vitet e tij rinore dhe – pse jo – edhe pëlqimin për Eglën, më të bukurën e BBA-së”, shkruan aktori mes tjerash.

Postimi i plotë:

Fitore për të ty Gjest, fitore për Ty Albin!

Cili është ky far Jozi i BBA-së, që ofendoi nënat tona, pasi publiku (dhe jo vetëm publiku, por edhe “Vëllai i Madh”, i cili e drejtoi lojën sipas dëshirës) e riktheu Gerta Gixharrin në shtëpinë e madhe, edhe pse ajo dy herë tentoi ta dëmtonte djaloshin nga Peja, Besart Kelmendin – Gjestin, duke i hedhur fytyrës alkool.

Cili është ky Jozi, që sillet si një sulltan dhe ofendon kaq rëndë, duke e quajtur Gjestin "bir shkine" dhe madje I qeshet e nsiston që ai t’i kërkojë falje Gertës, e cila me qëllim deshi t’ia "përcëllonte" sytë me alkool.

Si ka mundësi që një këngëtar, i cili fiton edhe nga ahengjet e dasmat kosovare, t’i thotë Gjestit "ti bir shkine", duke ofenduar nënat kosovare me një epitet të tillë?

Tani,

Ti, “Vëllai i Madh”, që shitesh i madh dhe i drejtë, pse i shkel rregullat e tua duke e rikthyer një grua që deshi ta dëmtonte Gjestin duke i hedhur me qëllim shampanjë dhe birrë në fytyrë? - Dhe pse nuk e nxjerr zarfin e zi për Jozin, i cili i quan nënat kosovare "shkina"?

Pse mbas këtij etiketimi, duhet të harxhojnë para kosovaret e t'iu votojnë juve, kur ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty, e që është shumë më i mirë se ju në lojë dhe në provokime brenda kufijve të lejuar? Pse e bullizoni, e nënçmoni, e etiketoni me emra kafshësh, ndërsa “Vëllai i Madh” hesht?

Turp ju qoftë! Ju bëheni bashkë si korbat për ta nxjerrë “pëllumbin nga kafazi” djaloshin e hareshëm dhe lozonjar, të dashurin dhe paqësorin, i cili shijon vitet e tij rinore dhe – pse jo – edhe pëlqimin për Eglën, më të bukurën e BBA-së.

Kam menduar se BBA-ja është vërtet një lojë dhe nuk e kam ditur se ajo qenka edhe një lojë politike. Këtë e treguat mbrëmë duke shpalosur fytyrën e vërtetë të "dashurisë suaj të madhe" për kosovarët!

Gjesti!

Ti vërtetë je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fitore për të ty Besart, fitore për Ty Albin!

05.02.2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat