Një vajzë mjaft simpatike dhe e kërkuar për të qenë imazh, kjo është 22-vjeçarja Luljeta Ameti, me origjinë nga Kumanova, por që është rritur dhe jeton në Zvicër.
Jo vetëm me modën, por ajo vazhdon studimet në psikologji dhe ka dy vjet që menaxhohet nga një emër i njohur i show-bizit dhe muzikës, siç është Dini Gashi.
Ata që dëshirojnë ta kenë Luljetën si imazh apo për të bashkëpunuar, duhet t’i drejtohen atij në Instagramin me emrin dini_gashi_films.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/05/auto_modele1738761007.jpg)
Modelen bukuroshe e kemi parë edhe në klipin e reperit të njohur Getinjo dhe, siç duket, do të ketë një rrugë të ndritur në botën e modës, jo vetëm atë shqiptare, por edhe më gjerë.