Livia nuk ia përton Loredanës pas daljes së Jozit: Je vajzë pa vlera

Mediale Vip

Livia nuk ia përton Loredanës pas daljes së Jozit: Je vajzë pa vlera

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 18:06
Screenshot

Pas daljes së Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” banorët kanë nisur debatet. Livia dhe Loredana kanë patur një sherr mes tyre, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Livia ka komentuar situatën teksa Loredana dhe Valbona ishin të përlotura për largimin e banorit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa banorët po i thonin që të respektonin këtë moment delikat, Livia u shpreh se ‘ka dalë një djalë që nuk ka respektuar askënd në shtëpi’.

Loredana i kthehet duke i thënë se ajo ‘sa herë është një vajzë në një moment delikat, ajo prek aty’.

“Ti je bullizuese. Ti nuk ke empati të kuptosh tjetrin. Ti je një vajzë pa vlera”, i tha Loredana Livias

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat