Ofendimi i rëndë që preku Kosovën e Shqipërinë, Jozi kërkon falje publike

Mediale Vip

Ofendimi i rëndë që preku Kosovën e Shqipërinë, Jozi kërkon falje publike

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 19:40
Jozi

Në një video të postuar në Instagram, Jozi u  kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.

Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.

“Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët.

E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.

Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”- shprehet Jozi.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat