Gjesti preket pas mesazhit që mori nga babai

Mediale Vip

Gjesti preket pas mesazhit që mori nga babai

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 20:44
Gjesti

Banorët në natën e sotme (e enjte) kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘Big Love’.

Gjesti përveç nga fansat mori një mesazh edhe nga familja, përkatësisht nga babai i tij, Jetoni.

“Të fala nga babai, mami, motra dhe vëllai. Je më i miri, veç vazhdo përpara, familjen, shoqërinë i ke pas për çdo gjë, jemi shumë të lumtur me ty, na ke bërë krenar të presim me fitore. Babi Jetoni”, thuhej në mesazh.

Këngëtari pejan u prek nga kjo befasi, derisa iu drejtua familjarëve që ‘i do shumë’.

I njëjti edhe pak ditë bën muaj që i është bashkuar një formati si Big Brother, fillimisht në Kosovë e tani në Shqipëri.

Gjesti ka arritur të rrëmbejë zemrat e fansave dhe të gjithë popullit shqiptar me lojën që po bën.

Momentalisht është njëri nga banorët më të preferuar në shtëpinë e famshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat